Vendimi i Supremes për Kelmendin, KPK mban takim të jashtëzakonshëm

15:56 | 18 Dhjetor 2025
Vendimi i Supremes për Kelmendin, KPK mban takim të jashtëzakonshëm

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën kryesimin e Ardian Hajdarajt, ka mbajtur sot një takim të jashtëzakonshëm.

Me këtë rast, siç bëhet e ditur, Hajdaraj njoftoi anëtarët e KPK-së për pranimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme e cila anuloi vendimin për shkarkimin e Besim Kelmendit nga pozita e u.d kryeprokurorit.

“ Ndërkaq, çështjet të cilat ndërlidhen me zbatimin e këtij aktgjykimi do të trajtohen në takimin e radhës”, u tha në një njoftim të KPK-së.

Bazuar në vendimin e Supremes, shkarkimi i Kelmendit u cilësua si i kundërligjshëm, arbitrar dhe i pabazë.

Komento: