Supremja ka obliguar KQZ-në që t’i numërojë votat e ardhura me vonesë nga diaspora.
Gjykata Supreme ka vendosur që votat e ardhura nga diaspora të rinumërohen.
Kësisoj, KQZ-ja është e detyruar t’i numërojë 4 mijë e 369 votat e ardhura pas datës 6 tetor nga diaspora. Por, këtë vendim të Supremes nuk po e përkrah Demokracia në Veprim
Përmes një komunikate, DV-ja thotë se vendimi i Supremes për rinumërim të votave të diasporës mund ta dëmtojë integritetin zgjedhor.
“Ne vlerësojmë që vendimi i Gjykatës Supreme për pranimin dhe vlerësimin e këtyre pakove si të rregullta, ndonëse është i zbatueshëm, është jo i drejtë dhe përbën një precedent që mund ta ndikojë negativisht mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore në Kosovë”, thuhet në reagimin e DV-së.
Tutje, DV-ja thotë se duke marrë në konsideratë kompleksitetin e krijuar lidhur me votimin jashtë vendit në këto zgjedhje, DV-ja kërkon që kjo çështje të jetë një nga prioritetet kryesore që duhet të adresohet në kuadër të reformës zgjedhore.
Vendimi i Supremes u mor pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën kërkohej edhe numërimi i votave të ardhura me vonesë nga diaspora.
Kjo ishte hera e dytë që Vetëvendosja ankohet lidhur me votat e ardhura me vonesë nga diaspora. Duke qenë se herën e parë, PZAP-i kishte refuzuar vendimin e Supremes lidhur me rastin e njëjtë.