Vendimi i Supremes së Amerikës, Merzi pret barrë më të ulët tarifore

17:10 | 21 Shkurt 2026
vendimi-i-supremes-se-amerikes,-merzi-pret-barre-me-te-ulet-tarifore

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të shtunën se priste që barra tarifore mbi ekonominë gjermane të ishte më e ulët pas vendimi ttë Gjykatës Supreme të SHBA-së që rrëzoi një pjesë të madhe të tarifave tregtare të presidentit Donald Trump.

Duke folur për transmetuesin ARD të Gjermanisë, Merz tha se duhej të kishte bisedime me Uashingtonin përpara se kompanitë gjermane të mund të rikuperonin miliarda dhe tha se vendet e Bashkimit Evropian do të koordinoheshin ngushtë përpara udhëtimit të ardhshëm të Merzit në Amerikë, raporton Reuters.

“… do të kemi një qëndrim shumë të qartë evropian për këtë, sepse politika tarifore është një çështje për Bashkimin Evropian, jo për shtetet anëtare individuale, dhe unë do të shkoj në Uashington me një qëndrim të koordinuar evropian”, tha ai.

Komento: