Vendimi më i ri i Qeverisë lidhur me rimbursimin e tërheqjes 10 për qind nga Trusti

11:53 | 28 December 2022

Qeveria merr një vendim lidhur me rimbursimin e tërheqjes 10 për qind nga Trusti.

Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim sa i përket çështjes së rimbursimit të mjeteve në Trustin Pensional të Kosovës për ata që kanë tërhequr 10% në kohën e qeverisjes së Avdullah Hotit.

Vendimi në fjalë ka të bëj me dhënien e afatit shtesë për aplikimin për personat që duhet të rimbursohen, shkruan lajmi.

Afati ishte deri në fund të këtij viti, por që tanimë ky afat është shtyrë deri në korrik të vitit të ardhshëm.

“Në vendimin bazë ka qenë e paraparë që deri në fund të këtij viti të bëhej një formë aplikimi për personat që duhet të rimbursohen. Kemi kërkuar që të plotësohet/ndryshohet ky vendim, pra që ky afat të shtyhet deri në korrik të vitit 2023”, tha ministri Murati.

Komento: