Vendimi për librat/ Zemaj: Paaftësi e tepërt, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë

09:13 | 06 Shtator 2023
vendimi-per-librat/-zemaj:-paaftesi-e-tepert,-tregon-fytyren-e-vertete-te-qeverise


Ministria e Arsimit ka marrë vendim që tekstet shkollore të blihen nga prindërit përmes subvencionimit.

Ky vendim pati reagime të shumta.

E këtë veprim të ministrisë, deputeti Armend Zemaj po e quan paaftësi të Qeverisë.

Ai në një intervistë për Front Online akuzon qeverinë se ky vendim u bë për interesa financiare e korruptive.

“Keqmenaxhim, paaftësi e tepërt, është diçka që e ke pasë të gatshme, diçka që ka qenë praktikë, diçka të cilën prindërit dhe qytetarët e Kosovë se kanë pasë jashtë mendjes së tyre si barrë se si do të fillojë viti i ri shkollor. Kjo mënyrë dhe kjo qasje është treguar se aty ka interesa financiare, ka interesa korruptive, ka interesa të cilat ata në mënyrën se si i kanë trajtuar tani është duke e bartur barrën qytetari”, tha ai.

Vendimi për librat, për Zemajn është skandal, që tregon fytyrën e Qeverisë.

“Kjo ka qenë skandal më vete, kjo duhet të trajtohet seriozisht dhe  këtë qasje që askush nuk duhet me dhënë përgjegjësi për asgjë dhe me i kthy skandalet dhe dështimet në normalitet është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie”, u shpreh ai.

Komento: