Presidenja Vjosa Osmani-Sadriu e ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.
“Si përfundim, duke u bazuar në arsyetimin e këtij Vendimi, ia kthej Kuvendit të Republikës së Kosovës Ligjin Nr. 08/L-288 për Mbrojtjen e Konsumatorit me qëllim të rishqyrtimit të paragrafit 4 të nenit 17, për t’u siguruar që i njëjti të rishikohet me qëllim që të krijohet mundësia për ndërmarrjen e masave më të avancuara për mbrojtjen e mjedisit”, thuhet në vendimin e presidentes.
“Kjo do të mundësojë mbrojtjen e një interesi legjitim dhe të rëndësishëm për Republikën e Kosovës, atë të mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve dhe do të kontribuonte në realizimin e obligimeve kushtetuese në këto dy fusha”.