Vendimi përfundimtar për Bundesligën merret nesër

15:46 | 29 April 2020

Takimi me Merkel, nesër merret vendimi përfundimtar për Bundesligën.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thirrur një takim me zyrtarët më të lartë shtetëtor.

Në mesin e shumë vendimeve që pritet të merren, nesër do të vendoset edhe për fatin e Bundesligës.

Pavarësisht se është marrë një vendim që Bundesliga të fillojë me 9 maj, kancelarja e shtetit nesër do të jap vendimin final.

Mediat gjermane raportojnë se ka gjasa që fillimi i Bundesligës të shtyhet për një javë më shumë se nga data e dhënë, pra të rinis me 16 maj.

Një nga kushtet që do të vendoset për futbollistët, është vendosja në mini-karantinë e futbollistëve për shkak të sigurisë.

Komento: