Vendos Agim Bahtiri, e diela ditë pushimi në Mitrovicë

21:50 | 21 Gusht 2020

Agim Bahtiri: Sot kam vendosur që e diela të jetë ditë pushimi.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se sot ka vendosur që e diela të jetë ditë pushimi.

Sipas tij, ky vendim hyn në fuqi nga data 23.08.2020.

Pas shqyrtimit të kërkesave nga pesëdhjetë e gjashtë biznese për caktimin e ditës së diel ditë pushimi, sot kam vendosur për rikthimin e vendimit, që e diela të jetë ditë pushimi. Ky vendim hyn në fuqi nga data 23.08.2020”, ka shkruar Bahtiri.

Komento: