Vendos Chelsea, po e transferon yllin e madh

20:19 | 27 Qershor 2019

Duket se Chelsea është gati për një transferim të ri.

Chelsea ka vendosur të ushtrojë të drejtën për të transferuar Mateo Kovacicin.

Mesfushori kroat kaloi sezonin e parë në ‘Stamford Bridge’, ku ka qenë i huazuar nga Real Madrid.

Mediet në Angli raportojnë se Chelsea po kërkon të konsolidojë skuadrën e tyre, duke transferuar Mateo Kovacicin.

Chelsea ka një ndalesë nga FIFA për transferime për dy afatet e ardhshme, dhe kroati është lojtari i vetëm që ‘Blutë’ mund ta sjellin në ‘Stamford Bridge’ këtë verë.

Transferimi i Kovacic do t’i kushtojë Chelsea rreth 50 milionë euro.

Komento: