Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për rastin e Agim Ademit.
I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës do të dërgohet në arrest shtëpiak për 30 ditë, shkruan Gazeta Express.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj Gjykate.
Ademi është dërguar dje në mbajtje për 48 orë, por që nga dje ka qenë i shtrirë në spital duke kryer teste dhe ekzaminime mjekësore.
Agim Ademi u arrestua dje nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga Tatimi”.
Sot, në raportin e policisë u tha se Ademi dyshohet për keqpërdorim të buxhetit të Federatës së Futbollit.