Vendos Këshilli i Prindërve: Nga e hëna fëmijët tanë… – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vendos Këshilli i Prindërve: Nga e hëna fëmijët tanë…

18:26 | 31 Janar 2019

Greva në arsim po vazhdon edhe në javën e tretë të saj.

Më shumë se 350 mijë nxënës të institucioneve të arsimit para universitar dhe rreth 110 mijë studentë në Kosovë kanë hyrë në javën e tretë që nuk janë duke vijuar procesin mësimor, si pasojë e grevës së mësimdhënësve. Por kundër vendimit të SBASHK-ut kanë dal prindërit e nxënësve kosovarë. Ata kanë ndarë mendjen që të hënën fëmijët t’i dërgojnë në shkollë.

Mësuesit në Kosovë po vazhdojnë të jenë këmbëngulës në realizmin e kërkesës së tyre për rritjen e koeficientit të pagës prej 30 për qind. Ata janë tashmë kanë hyrë në javën e tretë të grevës.

Përveç disa shkollave në Deçan, të gjitha klasat e tjera në nivel vendi janë duke e bojkotuar mësimin pas kërkesës së SBASHK-ut.

Por, prindërit kosovarë po vazhdojnë të insistojnë se nxënësit duhet që t’i kthehen bankave shkollore. Madje që nga dita e hënë ata, fëmijët e tyre më çanta në krahë do t’i nisin drejtë shkollave të tyre.

Kështu kanë deklaruar gjatë ditës së sotme disa prindër, të cilët kanë bërë me dije për Gazetën Express se kanë marrë njoftime nga Këshillat e Prindërve që të hënën ti dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla. Ata po e quajnë politike kërkesën e SBASHK-ut për vazhdimin e protestës.

Këshilli i Prindërve të Kosovës, ditë më parë nëpërmjet një komunikate për media KPK, thotë se thelbi i kërkesave të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë nuk ka karakter social, por politik.

“Veprimet e fundit të SBASHK-ut me të cilin refuzuan ofertën e Qeverisë për rritje të koeficienteve të pagës së mësimdhënësve për 0.20 dhe për ta vazhduar grevën, tregojnë përfundimisht se thelbi i kërkesës së SBASHK-ut nuk ka karakter social, por puro politik”, thuhet në letrën e KPK-së.

Në këtë letër, prindërit vlerësojnë se po dëmtohen interesat e 359 mijë fëmijëve në Kosovë.

Duke parë “rrezikun që greva të vazhdojë deri në qershor”, KPK ka kërkuar nga qeveria që të mbrohet e drejta për arsimim në vend.

Kurse sot (e enjte) është dita e 12 që nuk vijon procesi mësimor.

Në bazë të udhëzimit të MASHT-it, nxënësit e shkollës së mesme të lartë-maturantët janë të obliguar të mbajnë 160 ditë mësim ose 32 javë. Nxënësit e klasës 9,10, dhje 11 janë të obliguar me 175 ditë mësim ose 35 javë. Kurse nxënësit e klasave 1-8 dhe fëmijët parashkollorë, janë të obliguar me 184 ditë mësim ose 37 javë.

Komento: