
Kuvendi i Kosovës ka votuar pro dërgimit të FSK-së në misione paqeruajtëse.
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet të shkojnë në misione jashtë vendit, bashkë me pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s së Shteteve të Bashkuara.
Kjo pasi që në seancën e jashtëzakonshme për të miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit, 92 deputetë votuan pro këtij vendimi.
Kjo seancë u mbajt me kërkesë të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti.
Këtë vendim e mirëpriten të gjitha partitë në Kosovë.
FSK-ja deri më tani nuk ka marrë pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë vendit.