Vendos Milan, ky lojtar do të shitet sot në Rusi

11:48 | 21 Qershor 2021

Milani është gati të bëjë shitjen e parë të kësaj merkato vere pasi Diego Laxalt pritet që sot të kryejë vizitat mjekësore me Dinamo Moskën në Rusi.

Futbollisti uruguajian, jashtë planeve kuqezi të trajnerit Pioli, u kthye pas huazimit në Skoci te Celtic, ndërsa përgatitet të fluturojë në Rusi.

Nëse gjithccka shkon siç duhet, Milani do të përfitojë 3.5 milionw euro euro nga ky transferim.

Ndërkohë, ka lajme negative nga Spanja pasi Betis Sevilla ende nuk ka bërë ofertë për Castillejo, teksa Milani priste që negociatat të nisnin.

Komento: