Vendos Pererz, ky është trajneri i Realit për sezonin e ri

22:44 | 30 Prill 2023

Real Madrid nuk ka plane për të rikthyer Zinedine Zidane në postin e trajnerit.

Më parë u raportua se Zidane është në bisedime me Real Madridin për një rikthim.

Sipas Marca, Real Madrid nuk ka plane për të rikthyer Zidane. Drejtuesit e klubit i besojnë Carlo Ancelottit edhe për sezonin e ardhshëm.

Marrëdhënia mes Ancelottit dhe Florentino Perez është tashmë më e mirë se kurrë gjatë qëndrimit të trajnerit italian te Real Madrid.

Ancelotti synon të punojë te Real Madrid deri në fund të kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2024.

Përveç kësaj, publikimi raporton se vetë Zidane gjithashtu nuk ka kontaktuar me Real Madridin. Ndër opsionet e mundshme për të vazhduar karrierën si trajner të francezit janë PSG dhe Juventus.

Komento: