Vendos Qeveria: Klina dhe Vitia futen në karantinë

21:10 | 13 Mars 2020

Qeveria ka vendosur që Klina dhe Vitia të futen në karaktinë.

Në mbledhjen e dytë urgjente të kabintetit qeveritar, është vendosur që të vihen në karantinë dy qytetet ku u shënuan dy rastet e para të të infektuarve me Koronavirus në Kosovë, Klinë dhe Viti.

Për më tepër, Qeveria ka njoftuar se ka vendosur për mbylljen e plotë të kafeneve, bareve, qendrave tregtare (pa përfshirë ato për mallra ushqimore dhe barnatoret).
Më herët, masat e Qeverisë kishin qenë shumë më të buta.

Kujtojmë që sot u shënuan dy raste të infektuar, njëri prej të cilëve kishte hyrë në Kosovë më 5 mars.

Komento: