Vendos qeveria, në një pjesë të spitalit të Gjilanit do të ndërtohet shkolla e mesme e Mjekësisë

14:33 | 08 Maj 2024
vendos-qeveria,-ne-nje-pjese-te-spitalit-te-gjilanit-do-te-ndertohet-shkolla-e-mesme-e-mjekesise

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendimi për dhënien në shfrytëzim të një pjese të spitalit të përgjithshëm të Gjilanit, për ndërtimin e shkollës së mesme të Mjekësisë, shkollë e cila për shkak të kushteve jo të duhura, ka zhvilluar aktivitet në atë të ekonomisë në këtë komunë.

“S’ka pasur as laborator e as kushte të tjera të domosdoshme për profesionistët shëndetësor në të ardhmen”, tha Vitia.

Ai u shpreh se ky vendim do të hapë rrugë për edukimin e mirë të këtyre nxënësve në këtë shkollë, të cilëve edhe iu uroi sukses.

Komento: