
Nga nesër gastronomia punon deri në ora 22:00, ora policore nga 22:30
Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e radhës, ku është vendosur për masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit.
Gjatë kësaj mbledhje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar masat e reja antiCOVID-19.
Sipas këtyre masave gastronomia do të lejohet të punojë deri në ora 22:00. Ndërsa do të vazhdojë ora policore nga ora 22:30.
“Nga nesër të gjitha institucionet arsimore private e publike vazhdojnë aktivitetet e tyre. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre duke respektuar manualin për COVID-19. Qendrat tregtare zhvillojnë aktivitetin duke respektuar masat”, tha Vitia.
Këto masa janë aprovuar nga Qeveria pa asnjë votë kundër.