Real Madidi pritet të rikthehet në stërvitje.
Lojtarët e Real Madridit do t’i rifillojë stërvitjet nga 11 maji në qendrën stërvitore Valdebebdas, duke ushtruar veçmas dhe jo si grup.
Qendra stërvitore e gjigantit spanjoll i është përshtatur kushteve të kërkuara mjekësore, higjiena dhe ruajtja e distancës sociale, transmeton express.
Në fakt, skuadra e Zinedine Zidane do të jetë edhe më e izoluar seç ka qenë më parë, për shkak të reduktimit të numrit të lojtarëve dhe trajnerëve në qendrën stërvitore.
Zonat e zakonshme nuk do të përdorën tani për tani.
La Liga do t’i testojë lojtarët për koronavirus gjatë javës, por protokolli i saj nuk i detyron të kryejnë teste lojtarët të cilët nuk kanë simptoma apo nuk kanë pasur kontakt me persona të infektuar me Covid-19.
La Liga dëshiron ta rifillojë kampionatin aty ku ka mbetur dhe para se ta aprovojë rikthimin në stërvitje, lojtarët, trajnerët dhe anëtarët e tjerë të stafit duhet patjetër ta kalojnë testin për koronavirus.
La Liga nuk pritet të rifillojë edhe një muaj.