Vendos UEFA për ndeshjen Rumani – Kosovë: Kjo kombëtare fiton 3:0

15:14 | 20 November 2024

Kosova e ka humbur në tavolinë ndeshjen ndaj Rumanisë me rezultat zyrtar 3:0.

UEFA e ka marrë vendimin sot për ndeshjen e shumëpërfolur mes Rumanisë e Kosovës.

Përpos humbjes së ndeshjes, FFK-ja është gjobitur edhe me 6 mijë euro për shkak të sjelljeve të pahijshme të futbollistëve.

Ndërkaq, Federata Rumune e Futbollit është dënuar me përafërsisht 150 mijë euro.

Kosova e braktisi ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Rumanisë në Bukuresht, më 15 nëntor.

Komento: