Vendosë LDK-ja, merr pjesë në seancë

14:23 | 15 Janar 2022

LDK-ja vendos për pjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të marrë pjesë në seancën e sotme për punën e referendumit të Serbisë.

Disa nga deputetët e LDK-së tashmë janë ulur në vendet e tyre në sallën e Kuvendit të Kosovës.

PDK-ja nuk do të marrë pjesë, derisa AAK-ja do të jetë prezente.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të djeshëm me QUINT-in në presidencë

Komento: