Vendosen grafite nacionaliste serbe në Zveçan, shkruhet data dhe dita kur ndodhi sulmi në Banjskë

15:03 | 02 Prill 2024
vendosen-grafite-nacionaliste-serbe-ne-zvecan,-shkruhet-data-dhe-dita-kur-ndodhi-sulmi-ne-banjske

Në Zveçan sot janë vërejtur disa grafite nacionaliste serbe.

“Kur ushtria kthehet në Kosovë” dhe po ashtu është vendosur edhe data 24 shtator kur vitin e kaluar ndodhi edhe sulmi terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku.

Lidhur me rastin ka folur edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veriun Veton Elshani.

Elshani tha se rasti është duke u hetuar.

“Do të iniciojmë kallëzim penal”, tha Elshani për Klankosova.tv

Krerët e shtetit të Kosovës nuk e kanë përjashtuar një sulm të ngjashëm nga ana e Serbisë, duke u i bërë thirrej BE-së e ShBA-së që Serbia të sanksionohet për veprimin e 24 shtatorit.

Komento: