Vendoset mozaik prej qeramike me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës

14:56 | 16 September 2019

Policia e Kosovës ka shënuar 20 vjetorin e themelimit.

Për këtë ditë në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të policisë, është bërë vendosja e një mozaiku prej qeramike me dimensione 6 metra katrorë.

Koordinatorja e projektit “Siguria përmes kulturës”, dhe njëherit organizatorja e ekspozitës policore “20 vjet me Policinë e Kosovës”, Mihane Hoxha tregoi më shumë detaje për punën që e ka bërë, teksa tha se iu janë dashur afër 2 javë për ta përfunduar.

Hoxha tha se mozaiku do të jetë i përhershëm në këto ambiente të Policisë.

Ndërkaq, zëdhënësi, Baki Kelani u shpreh falënderues për këtë vepër, teksa tha se ata mirëpresin çdo aktivitet që i shërben policisë./kp

Komento: