Vendoset “porta dezinfektuese” në Mitrovicën e Jugut

19:45 | 03 Prill 2020

Në Mitrovicën e Jugut vendoset “porta dezinfektuese”.

Një portë për dezinfektimin e qytetarëve është vendosur sot në sheshin e qytetit të Mitrovicës së Jugut, afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”.

Gjatë testimit të kësaj porte mori pjesë edhe kryetari Agim Bahtiri, i cili tha se ndonëse në Mitrovicën e Jugut ende nuk ka të infektuar me virusin COVID-19, komuna është duke marrë vazhdimisht të gjitha masat e duhura për mbrojtje nga ky virus.

Bahtiri po ashtu ka thënë se ky donacion, nga djemtë e tij nga Holanda, është shumë i nevojshëm, pasi që do t’ju mundësoj secilit qytetar që del të kryejl dezinfektimin përmes kësaj porte.

“Kjo është një kabinë dezinfektive që është marrë model nga Japonia, me një teknologji të avancuar për dezinfektimin e secilit person që hyn aty. E kemi vendosur në shesh për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të dezinfektohen”, tha ndër të tjerash Bahtiri.

Komento: