
Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë pozitiv me Covid-19.
Dr. Venera Berisha-Muharremi ka pranuar publikisht se ka marr rezulatin pozitiv me koronavirus gjatë ditës së sotme, shkruan ORAinfo.
Ajo ka ftuar të gjithë ata që ka pasur kontaktë me të që të vetizolohen dhe në rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit të lajmërohen në Klinikën Infektive.

Njoftimi i saj i plotë:
Të dashur miq!
Pasi që një infermiere e Klinikës Endokrinologjike ku unë jam drejtoreshë kishte të gjitha shenjat e infeksionit me Covid-19, te premtën doli pozitiv me virusin Covid-19, kerkova nga IKSHP që të testojë tërë personelin e kësaj klinike!
Para pak qasteve mora rezultatin e testit tim ku rezultova pozitiv me virusin Covid-19 edhe pse nuk kam asnje shenje klinike as ankesa!
Lus të gjithë ata që kanë qenë në kontakt direkt me mua pa maska të vetizolohen dhe në rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit të lajmerohen ne Klinikën Infektive!
Unë ndihem shumë mirë dhe prej sot jam në vetizolim për 14 ditë dhe besoj që me ndihmën e zotit do ta kaloj edhe këtë sfidë!
E juaja
Venera