Elshani ka treguar se bashkë me zyrtarët Komunal të Mitrovicës së Veriut kanë verifikuar një pronë tek “Tre Rrokaqiejt”.
Ai ka thënë se në momentin që kanë hyrë në objekt, në katin e parë të ndërtesës, Policia e Kosovës ka biseduar me disa persona të cilët kanë treguar se aty janë disa punonjës të një institucioni që në pamje të parë duket të jetë ilegal.
Elshani ka thënë për Express se pas verifikimit të disa dokumenteve, kanë njoftuar Prokurorinë e Mitrovicës dhe është hapur rast për dyshimin për falsifikimin e dokumenteve.
“Punëtorët janë lejuar t’i marrin gjërat personale dhe të largohen nga aty, ndërsa janë vendos edhe shiritat. Nuk ka persona të arrestuar dhe policia do të verifikoj dokumentacionin që gjendet aty në detaje. Gjatë këtij veprimi policor s’ka pasur ndonjë incident”, ka përfunduar Elshani.