“Veprimet janë bërë konform ligjit”, deklarohet gjykata për rastin e keqpërdorimit të milionave në BKS

14:56 | 10 Janar 2026

Gjykata Themelore në Prizren ka dalë me një reagim pas pretendimeve të avokatëve mbrojtës se të arrestuarit nën dhsimin për zhvatjen e mbi 1 milion eurove të Byrosë Kosovare të Sigurimeve po mbahen jashtëligjshëm në paraburgim

Kjo gjykatë thotë në sqarim se në përfundim të seancës ndaj 39 të arrestuarve në këtë rast ka konstatuar në procesverbal se të pandehurit do të kthehen në qendrat e tyre të ndalimit në pritje të një vendimi.

“Gjykata Themelore në Prizren ju njofton, se me rastin e përfundimit të seancës dëgjimore për caktimin e masë së sigurisë ndaj 39 (tridhjetenëntë) të pandehurve, Gjyqtari i procedurës paraprake, në përfundim të seancës (ora 22.10), ka konstatuar në procesverbal se të pandehurit do të kthehen në qendrat e tyre të ndalimit në mënyrë që Gjykata di ti njofton lidhur me aktvendimit për propozimin/kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren”.

“Ky vendim i Gjyqtarit të procedurës paraprake është marrë konform neni 162 të Kodit të Procedurës Penale, paragrafi 8 ku thuhet se “ Sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se brenda dyzetetetë (48) orëve nga arresti, gjyqtari i procedurës paraprake mban seancën dëgjimore për të vendosur nëse i pandehuri duhet të mbahet në paraburgim (në rastin konkret brenda 48 orësh është mbajtur seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore Prizren), dhe në vazhdim të paragrafit thuhet se  “Në pritje të vendimit të gjykatës, i pandehuri mund të mbahet nën ndalim”, çka edhe Gjyqtari  i procedurës paraprake ka konstatuar në procesverbal në rastin konkret”, thonë nga kjo gjykatë.

Komento: