Veprimi i çuditshëm i ministrit Liburn Aliu – ia mban çadrën Ambasadorit në ambient të mbyllur

20:00 | 11 Maj 2023

Çka po bën Liburni? Ia mban çadrën Ambasadorit në ambient të mbyllur.

Të enjten në Gjakovë është përuruar impianti i ujërave të ndotura. Në investim kanë kontribuar gjermanët, zviceranët dhe komuna e Gjakovës.

Në përurim të projektit kanë qenë një numër i madh i politikanëve vendas, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori gjerman, Bjorn Rohde.

Ajo që ra në sy në fotot e përurimit të shpërndara nga kryeministri Kurti, është ministri i infrastrukturës, Liburn Aliu.

Aliu shihet me një ombrellë brenda një ambienti të mbyllur, duke e mbajtur atë mbi ambasadorin gjerman.

Komento: