Avdullah Hoti, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, deklaron se Qeveria e Kosovës ka subvencionuar një frizere. Thotë se këtë gjë, e dëshmon nga Raporti i Auditorit për vitin 2018.
“Qeveria subvencionon frizeret. Raporti i Auditorit për 2018 dëshmon se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarresise ka subvencionuar një frizere”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Shefi i Grupit Parlamentar te LDK-se, Avdullah Hoti, duke iu referuar kësaj, thotë se me të drejtë edhe do të mund të protestohej nga frizeret tjera, për të kërkuar të drejta të barabarta.
“Pse taksat e qytetarëve duhet të jepen subvencion për frizere? A përbën ky lloj biznesi interes publik që duhet të subvencionohet? A përbën ky lloj biznesi inovacion, për të cilën çështje është themeluar kjo Ministri?
Të gjitha frizeret kanë të drejta të barabarta para ligjit, dhe me të drejte do të mund të protestojnë dhe të kërkojnë trajtim të njëjtë”, ka shkruar tutje Hoti. Hoti, tutje thotë se Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike do të shqyrtojë me kujdes këtë raport. “Ligjit askush nuk do t’i ikë, drejtësi do të këtë sado e vonuar”, përfundon Hoti.