Ka dështuar transferimi i Simone Verdit te Milani.
Agjenti i Simone Verdit ka mohuar raportimet se lojtari i Napolit do të kthehet te Milani në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
“Sportitalia” raportoi të enjten se Verdit i është ofruar Milani, edhe pse 26-vjeçari kaloi te Napoli vetëm verën e shkuar.
Gjithsesi, Donato Orgnoni ka thënë për “PianetaMilan” se s’ka biseduar kurrë me Milanin. “Për Napolin ai nuk është në shitje”, ka thënë agjenti.
26-vjeçari ka nisur karrierën te Milani.