Verdi – Milan, lajm bombë nga Italia – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Verdi – Milan, lajm bombë nga Italia

19:05 | 31 Janar 2019

Ka dështuar transferimi i Simone Verdit te Milani.

Agjenti i Simone Verdit ka mohuar raportimet se lojtari i Napolit do të kthehet te Milani në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

“Sportitalia” raportoi të enjten se Verdit i është ofruar Milani, edhe pse 26-vjeçari kaloi te Napoli vetëm verën e shkuar.

Gjithsesi, Donato Orgnoni ka thënë për “PianetaMilan” se s’ka biseduar kurrë me Milanin. “Për Napolin ai nuk është në shitje”, ka thënë agjenti.

26-vjeçari ka nisur karrierën te Milani.

Komento: