Verdikti për dhunuesin e 15-vjeçares në Pejë: Nisin hetimet edhe ndaj prokurores së rastit

19:09 | 26 Tetor 2021

Prokuroria e Pejës ka njoftuar se në lidhje me rastin e verdiktit të dhënë për dhunimin e 15-vjeçares në këtë komunë, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve disiplinore.

Ndërmarrja e veprimeve ka të bëj me prokuroren e këtij rasti, Lirije Morina, e cila ishte pajtuar me dënimin me vetëm 8 muaj burg për personin që dhunoi 15-vjeçaren në Pejë, duke mos u ankuar në Apel.

Prokuroria e Pejës në një komunikatë për media ka njoftuar se pas përfundimit të të gjitha procedurave disilinore, do të vendoset konform ligjit.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin me numër : PP.nr.68/12 për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 193, paragrafi 2, të KPK-së, Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj, pas koordinimit me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kërkesës së tij, për shqyrtimin e këtij rasti, menjëherë janë ndërmarrë veprimet e para procedurale për gjetjet e shkeljeve disiplinore apo ndonjë shkelje tjetër eventuale nga bartësi i kësaj lënde. Pas përfundimit të gjitha procedurave dhe gjetjeve nga autoriteti kompetent, do vendoset konform ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në komunikatë.

Komento: