Verifikimi shtesë i llogarive për shtesat e fëmijëve, Ministria del me sqarim

10:54 | 17 Shtator 2024
verifikimi-shtese-i-llogarive-per-shtesat-e-femijeve,-ministria-del-me-sqarim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dalë me një njoftim rreth verifikimit shtesë për disa llogari të prindërve lidhur me shtesat për fëmijë.

MFPT ka thënë se ky veprim është bërë për t’u siguruar se ata dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë, derisa ka thënë se ata që s’kanë pranuar ndonjë njoftim në e-Kosova dhe e-mail adresat e tyre, s’kanë nevojë të ndërmarrin ndonjë veprim.

“Programi i shtesave për fëmijë vazhdon si zakonisht, dhe ju do të pranoni shtesat sikurse çdo muaj në llogarinë tuaj”, thuhet në njoftim.

Komento: