Veriu, vend i prodhimit të kryptovalutave.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se sot në veri policia i ka sekuestruar 20 pajisje të kriptovalutave.
Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se kriptovalutat janë aktivitet i paligjshëm.
“Këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë siç duan t’i portretizojnë disa”.
“Është një çështje e sundimit të ligjit kundër aktiviteteve të paligjshme”, ka thënë Rizvanolli.