Veriu s’ka reduktime të rrymës, qytetet tjera të Kosovës në terr

09:08 | 29 December 2024
veriu-s’ka-reduktime-te-rrymes,-qytetet-tjera-te-kosoves-ne-terr

Në shumë qytete të Kosovës, mungesa e energjisë elektrike është bërë një problem shqetësues që ka prekur drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, por gjithashtu ka dëmtuar rëndë edhe bizneset e mesme dhe të vogla.

Kjo situatë është veçanërisht e dukshme gjatë periudhës së dimrit, kur kërkesa për energji rritet dhe infrastruktura energjetike shpesh nuk është në gjendje të përballojë ngarkesat e mëdha.

Mungesat e energjisë elektrike, kanë krijuar vështirësi të mëdha për qytetarët që jetojnë në zona të ndryshme të Kosovës, duke bërë që furnizimi me energji të jetë i pasigurt. Kjo mungesë e energjisë, po i shqetëson edhe qytetarët që vizitojnë Kosovën për pushime gjatë fundvitit, të cilët po përjetojnë ankesa të shumta për mungesën e energjisë.

Megjithatë, veriu i Kosovës duket të jetë përjashtim nga ky problem, pasi atje furnizimi me energji elektrike është më i qëndrueshëm dhe më i sigurt.

Ugljanin: Në Komunën e Mitrovicës Veriore s’ka reduktime të energjisë elektrike

Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, për FrontOnline ka deklaruar se nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike në veri të Mitrovicës, përveç rasteve kur janë bërë paralajmërime për instalime të orëve nga Elektroserveri.

‘’Ne nuk kemi mungesë të energjisë, përveç kur vijnë paralajmërimet se ka instalime të orëve nga Elektroserveri, por mungesë të rrymës nuk kemi’’, tha ai pwr FrontOnline.

Po ashtu Ugljanin deklaroi se procesi i instalimit të orëve të matjes së energjisë elektrike në disa lagje të qytetit është ende në përfundim.

‘’Ende janë duke e përfunduar instalimin e orëve në disa lagjeve në pjesën Veriore, në lagjen e boshnjakëve janë të instaluar orët’’, shtoi ai për FrontOnline.

Sipas tij, ka pasur ankesa nga qytetarët për shkak të faturave të larta.

‘’Po vijnë faturat, por janë edhe ankesat e qytetarët sepse fakturat janë të larta’’, tha ai.

Ugljanin theksoi se procesi i pagesës po ecën mirë, bazuar në informacionet nga terreni, dhe “Elektroserveri”

po i kryen obligimet përmes postës.

‘’Procesi i pagesës po shkon relativisht mirë, sipas informacioneve nga terreni. Elektroserveri po i kryen obligimet përmes postës’’ u shpreh Uglajni.

Kryetari i Zubin Potokut: Nuk ka ndërprerje të rrymës tek ne, sikurse në disa qytete tjera të Kosovës

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, deklaroi për Frontonline se situata e furnizimit me energji elektrike në këtë komunë është stabile dhe pa ndërprerje.

‘’Furnizimi me rrymë është i mirë’’ tha ai.

Sipas tij, faturat po shkojnë siç duhet dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre po paguhet nga qytetarët.

‘’Faturat po shkojnë, një pjesë e madhe paguhet’’ shtoi ai.

Ai theksoi se nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, përveç rasteve kur mot është i i keq, si reshjet e borës dhe shiu.

‘’Përjashtuar disa vendeve ku edhe qarkullimi është më i vështirësuar, kur ka reshje bore dhe shiu’’ deklaroi Peci për FrontOnline.

Zeqiri e vlerësoi furnizimin me energji elektrike si të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm, duke theksuar se mungesat e energjisë janë të kufizuara dhe ndodhin vetëm kur ka probleme teknike.

“Furnizimi me rrymë është i mirë dhe nuk ka probleme të vazhdueshme, përveç atyre që lidhen me çështjet teknike” përfundoi ai.

 

Komento: