Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka reaguar pas vizitës në Prishtinë të Zëvendës Sekretarit të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma.
Në njoftim, ambasada vuri në pah takimet që Verma pati me të paren e shtetit, Vjosa Osmanin, kryeministrin Albin Kurtin dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë.
“Verma dhe Osmani ranë dakord për themelimin e Dialogut Strategjik dypalësh. Ai gjithashtu foli për rëndësinë e ruajtjes së statusit të Kosovës si një vend demokratik dhe multietnik ku të gjitha komunitetet mund të kenë sukses dhe të përparojnë pa frikë nga ngacmimet”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Së bashku me Verman, Kosovën gjatë ditës e vizitoi edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Alexander “Sasha” Kasanof.