Hellas Verona ka zbuluar çmimin për futbollistin shqiptar, Marash Kumbullën.
Kumbulla është lojtari që ka përfunduar në radarin e shumë skuadrave, përfshirë atë të Inter.
Lidhur me situatën dhe interesimin për lojtarin ka folur drejtori i Hellas Verona, Tony D’Amico, i cili ka përmendur një shumë për lojtarin.
“Vlera e tij është më shumë se 25 milionë euro”, ka thënë D’Amico, transmeton lajmi.
“Ne po flasim për një mbrojtës të mirë, i cili po kalon sezon të shkëlqyer, sidomos pasur parasysh moshën e tij. Ai do të ketë shumë oferta në tavolinë, por është herët të flasim për shifrat tani”, ka shtuar drejtori i Verona.
“Është nder për ne që të kemi zhvilluar këtë lojtar përmes akademisë sonë”, ka thënë mes tjerash Tony.
20 vjeçari nga Shqipëria ka pasur sezon debutues të mrekullueshëm në Serie A. Madje, në 18 ndeshje ai ka shënuar edhe një gol.