Verratti bëhet me skuadër të re

11:40 | 27 Korrik 2023

Arrihet marrëveshje mes palëve, Marco Verratti bëhet me skuadër të re.

Marco Verratti do të largohet nga Paris Saint Germain pas 11 viteve qëndrim në klubin francez.

Skuadra arabe Al Hilal ka arritur t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit italian dhe tanimë ka një marrëveshje me PSG-në.

Arabët tentuan transferimin e Kylian Mbappes, por ylli francez refuzoi transferimin në Lindjen e Mesme.

Kësisoj Al Hilal ka zhvilluar negociata me PSG-në për Verrattin dhe tanimë ka një marrëveshje mes palëve.

Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se negociatat mes PSG-së dhe Al-Hilal për Verrattin janë në një fazë të avancuar dhe kanë mbetur vetëm dokumentet të finalizohen.

PSG i ka kërkuar më shumë se 30 milionë Al Hilal për ta lënë të lirë Verrattin të largohet, shumë që nuk përbën aspak problem për arabët.

Në anën tjetër për Verrattin është gati një kontratë tre vjeçare nga e cila pritet të fitojë më shumë se 30 milionë euro neto në sezon.

Komento: