Reshjet e shiut janë duke shkaktuar vërshime në shumë qytete të Kosovës. Një prej tyre është edhe Juniku.
Drejtori për Emergjenca dhe Shërbime Publike në këtë komunë, Demokrat Ganijaj për Express ka dhënë detaje për gjendjen atje.
“Prej mëngjesit jemi në terren me një kompani dhe ekipet emergjente. Kemi reshje të jashtëzakonshme shiu, është rritur shumë shtrati i lumit ‘Erenik’, në disa pjesë në lagjen ‘Berisha’ ka dalë edhe prej shtratit”, tha ai
“Reshjet janë duke vazhduar, nuk po vërehet ndonjë rënie e intensitetit, veç është në rritje”, deklaroi Ganijaj.
“Një mobileri ka pasë përmbytje në lagjen “Çok”, për tjera raste nuk kemi informata, nuk kemi rrezik të madh që të bëjmë evakuuim”, tha ai.