Vërshime të mëdha, 48 persona humbin jetën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Vërshime të mëdha, 48 persona humbin jetën

16:33 | 28 Shtator 2019

Vërshime të mëdha janë duke ndodhur në Indi.

Një zyrtar indian tha të shtunën se 48 persona kanë vdekur vetëm gjatë 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në rajonin verior të Uttar Pradesh-it.

Ky rajon është përballur me reshje të vazhdueshme të shiut ditëve të fundit dhe shumë lumenj kanë dalë nga shtrati mbi nivelin e rrezikut.

Këto reshje kanë ndikuar në jetën e rreth 580 mijë njerëzve, kryesisht në pjesën lindore të këtij rajoni, ku ka më shumë rrezik nga vërshimet, transmeton rtv21.

Sezoni i reshjeve në Indi zakonisht përfundon në muajin shtator, por këtë vit ka zgjatur një muaj më shumë.

Reshjet e mëdha kanë shkaktuar vërshime që i kanë shkatërruar fushat me oriz dhe në disa raste kanë mbytur njerëz.

Të enjten, së paku 11 njerëz vdiqën dhe gjashtë të tjerë u shpallën të zhdukur pasi rajoni u godit nga vërshimet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!