
Si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e fundit, disa banorë të Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë kanë nisur të evakuohen.
Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe Zjarrfikësit e Mitrovicës, të cilët po u ofrojnë ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe vetë zjarrfikësit, përmes një përgjigjeje zyrtare për redaksinë.