Vërshimet: Gjendja më e rëndë në Pakashticë të Podujevës

11:08 | 22 January 2023

Vërshimet shkaktuan dëme të mëdha në Llap, gjendja më e rëndë në Pakashticë të Podujevës.

Dëme të mëdha në infrastrukturën rrugore, ekonomi familjare dhe në bujqësi, janë shkaktuar në Podujevë si pasojë e vërshimeve të fundit pas reshjeve të mëdha të shiut.

Gjendja më e rëndë vazhdon të mbetet në fshatin e Pakashticë e Epërme, ku është shembur rruga dhe është e pakalueshme sipër fshatit.

Ndërkaq, për pjesën tjetër të rrugës në hyrje të fshatit, Komuna është në përpjekje të vazhdueshme për hapjen e tërësishme të kësaj rruge për banorët.

Komento: