Vërshimet në Kosovë, edhe sot parashikohet mot me shi

08:26 | 07 Janar 2026
Vërshimet në Kosovë, edhe sot parashikohet mot me shi

Gjatë ditës së djeshme si pasojë e reshjeve të mëdha që ranë shumë zona në Kosovë u përmbytën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për qytetarët.

Ndërkaq, edhe sot parashihet që në disa vende të ketë shi.

Sipas Institutit Hidrometeorlogjik, temperaurat minimale do të lëvizin nga 1 e deri 3 gradë Celsius.

Derisa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4 e deri në 6 gradë Celsius.

IHMK-ja tutje thekson se era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi prej 1 deri në 8 metër për sekond.

Komento: