Vërshimet në Podujevë, Hyseni: Milionat e shumtë në emër të investimeve në infrastrukturë janë vetëm gënjeshtra

19:51 | 28 Maj 2024
vershimet-ne-podujeve,-hyseni:-milionat-e-shumte-ne-emer-te-investimeve-ne-infrastrukture-jane-vetem-genjeshtra

Për shkak të shiut, shumë rrugë të Podujevës janë mbuluar nga uji sot. Lidhur me këtë situatë ka reaguar ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni.

Sipas tij, “milionat e shumtë të arsyetuar në emër të investimeve në infrastrukturë, janë vetëm gënjeshtra e radhës e mashtrimi i madh i kësaj keqqeverisjeje”.

“Pamjet e sotme të qytetit të Podujevës, ku pothuaj secila rrugë ishte e mbuluar nga uji nxjerr në pah mashtrimin tuaj, nxjerrë në pah “investimin” tuaj, sikur që nxjerr në pah keqqeverisjen tuaj përballë secilit qytetarë”, shkruan ai tutje.

Hyseni thotë se “qytetarët e Llapit do të çlirohen nga njerëz të padijshëm, abuzues”.

Postimi i tij i plotë:

Komento: