
Gjendje e rëndë në rajonin e Pejës, vërshohen rrugët.
Pas reshjeve të shumta të shiut gjatë natës së mbrëmshme dhe në mëngjesin e së enjtes kanë bërë që rrugët në rajonin e Pejës të vërshohen, shkruan IndeksOnline.
Në disa pamje që kanë dërguar lexuesit shihet se fshatrat në lugun e Baranit dhe në Çallapek shihet se është vështirësuar komunikacioni për shkak të grumbullimit të ujit.
Sipas lexuesve shumë familje dhe fusha janë rrezikuar nga reshjet e shumta të shiut.

Kujtojmë se në muajin e kaluar një pjesë e madhe e Republikës së Kosovës është vërshuar e përmbytur njësoj për shkak të reshjeve.
