Vërshohet Prishtina , çka po ndodh? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vërshohet Prishtina , çka po ndodh?

17:53 | 07 Janar 2019

Brenda dy ditësh është vërshuar dy herë Prishtina. Kjo pasi ka plas edhe një gyp në rrugën e Gërmisë.

Në rrugën ‘Nazim Gafurri’ cila të shpie për te ‘Parku i Gërmisë’ ka shpërthyer një gyp i ujit.
Një lexues ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Rruga e cila është vërshuar nga uji ka shkaktuar problem edhe për këmbësorët.

Një ditë më parë një gyp i ujit shpërtheu edhe në sheshin ‘Nënë Tereza’ të kryeqytetit.

“Rreth orës 16:00 ka pëlcit një gyp i ujësjellësit me diametër 200 milimetër në sheshin “Nëna Tereza”, me të marrë këtë informacion kemi dërguar dy ekipe në vendin e ngjarjes në mënyrë që defekti i shkaktuar të sanojë sa më shpejt dhe që qytetarët që jetojnë për rreth të mos mbesin më gjatë pa ujë, pasi që qytetarët nga ora 16:00 nuk kanë ujë”, ka deklaruar zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal të Prishtinës, Arjeta Mjeku.

Komento: