Vesa kthehet në Zelandë të Re, atje e pret ‘parajsa’

11:17 | 19 Qershor 2019

Është ndër këngëtaret me të dashura për publikun.

Vesa Luma tash e një kohë ka vendosur që të jetojë në Zelandën e Re së bashku me familjen e saj.

Ajo dhe burri i saj Big Basta tanimë janë prindër të një djali dhe po kalojnë momentet më të mira duke shijuar familjen në një vend të bukur si Zenlanda.

Ajo ka publikuar pamje ku shihet se ka filluar ditën nga vaska, me një pamje tejet të bukur.

Kujtojmë që Vesa Luma është pasivizuar në aktivitet muzikore, duke i kushtuar më shumë rëndësi familjes. Para disa muajsh ishte kënga e fundit nga ajo me titull ”Spaska qenë e shkrume”.

Komento: