Vesa larg nënës për Vitin e Ri, ju bën me lot me këto fjalë për të

21:21 | 02 Janar 2021

“Më mungon si e çmendur”, Vesa Luma i dedikon këto fjalë emocionuese personit më të shtrenjtë.

Vesa Luma dhe Big Basta pritën vitin e ri në Zelandën e Re, shkruan lajmi.

Ndërsa për shkak të pandemisë këtë vit ata festuan vetëm me djalin e tyre, Lian, por dihet se ata kanë ndjerë mungesën e familjarëve të tyre.

Së fundmi Vesa ka publikuar një video ku shihet duke i kënduar nënës së saj “Tumankuqe” së bashku me Lianin.

Ajo ka treguar se me të flet çdo ditë përmes rrjeteve sociale, por asaj i mungon takimi i vërtetë me të.

“Na mungon shumë gjyshja, por kujdesemi t’i këndojmë çdo mëngjes me Viber. Krejt ç’ka kisha dashtun sot është të festoj me ty jubilarin e ditëlindjes tande nan! Më mungon si e çmendur. Mezi po pres të hapen kufinjtë e ta gjej veten në përqafimin tënd! Të dua shumë ! Të mi gëzosh edhe 100 të të lumtura me ngrohtësinë, shëndetin e pozitivtetin që të karakterizon”, shkroi Vesa krahas videos.

Komento: