Vesa Luma me motrat e saj si binjake

11:32 | 22 Tetor 2019

Kaq shumë përngjan Vesa Luma me motrat.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Vesa Luma pas disa muajsh qëndrimi në vendlindjen e saj në Prishtinë është rikthyer në Zelandën e Re.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Big Basta po zhvillojnë aktivitetet e tyre jashtë vendlindjes, atje ku po jetojnë tash e sa kohë.

Këngëtarja solli një kujtim nga Kosova me dy motrat e saj, për të cilat ndjen shumë mall. Në bazë të fotografisë duket se ato përgjajnë shumë me njëra-tjetrën, transmeton rtv21.

“Më mungoni”, shkroi ajo krahas fotografisë, ku shfaqen shumë të lumtura. Teksa ishte në Prishtinë, në një nga intervistat e saj, këngëtarja theksoi se atje punon si mësuese në shkollën e muzikës “Eliette’s Music Academy”.

Komento: