
Mirlind Daku, i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fushën e futbollit, duket se ka gjetur një mënyrë tjetër për të treguar talentin e tij – këtë herë jo me topin, por me furçën e bojës.
Sulmuesi i njohur, i cili ka lënë gjurmë në stadiumet ruse me Rubin Kazan dhe më pas te kuqezinjtë e ekipit të tij, ka treguar se është i gatshëm të përkushtohet edhe në një fushë krejt tjetër, atë të jetës së përditshme dhe punëve të shtëpisë.
Jeta private e Mirlindit duket se po shkon “vaj” së bashku me partneren e tij, Vesa Vllasaliu, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, e cila së fundmi ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë në Instagram.
Ajo ka postuar një fotografi ku shfaqet futbollisti duke lyer muret e shtëpisë, i veshur sportiv dhe i përqendruar maksimalisht te puna me rul në dorë. Në anën e tij shihet edhe babai i Vesës, i cili duket po ashtu i përfshirë në këtë aktivitet familjar, duke e kthyer momentin në një eksperiencë të përbashkët dhe plot humor.
Vesa e ka shoqëruar këtë foto me një përshkrim të thjeshtë, por shumë të qeshur: “Biznes i ri u hap”, duke etiketuar babanë e saj dhe futbollistin, dhe duke shtuar një emoji të qeshur, që tregon se kjo gjë është marrë me shumë humor dhe gëzim.
Ky postim tregon një tjetër fytyrë të Mirlind Dakut, atë të një njeriu të përkushtuar dhe të gatshëm të ndihmojë në çdo detyrë të shtëpisë, pavarësisht famës, kontratave milionere apo presionit të ligave të mëdha të futbollit.
Çifti, të cilët kohët e fundit kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për romancën e tyre dhe për spekulimet rreth një mundësie për zyrtarizim të lidhjes, duket se po shijon çdo moment të bashkëjetesës.
Nga pritjet e ëmbla deri tek aktivitetet më të lodhshme, si renovimi i shtëpisë, ata duket se e gjejnë gjithmonë mënyrën për t’i bërë këto momente të qeshura dhe të këndshme.
Madje, ky postim ka një dozë të veçantë humanizmi, duke treguar se pavarësisht suksesit dhe famës, Mirlind Daku është gjithashtu një partner i kujdesshëm dhe një “ushtar” i bindur kur vjen puna te shtëpia dhe te marrëdhëniet familjare.
Çështja që mbetet për t’u parë është nëse ai do të jetë po aq i saktë me rul në dorë saç është para portës, por një gjë është e sigurt: talenti i tij duket se nuk ka kufij dhe gjen mënyra për t’u shfaqur edhe jashtë fushës së blertë./ORAinfo/

