Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, ishte protagoniste e 25 pyetjeve të emisionit Prive.
Ajo shpalosi të gjitha të rejat nga karriera profesionale, jeta personale dhe jo vetëm.
Vesa foli për prishjen e shoqërisë me Azem Gagicën si dhe të vërtetën për lidhjen e supozuar me reperin Don Xhon.
Ajo tha se që tri vite është beqare dhe se të gjitha aludimet në rrjet janë të pavërteta.
Vesa tha se në këtë Big Brother po i pëlqejnë Gjesti e Leonardo Gashi, e nga analistët zgjodhi Milaim Zekën.
E njëjta po vazhdon me angazhimet e saj mes Zvicrës ku ka familjen dhe Kosovën.
Gjatë këtij viti vlen të ceket se ishte një emër shumë i komentuar në media e shtypin rozë.